Pekini ka reaguar ashpër ndaj kalimit të një fregate kanadeze dhe një kryqëzori australian përmes Ngushticës së Tajvanit, duke e cilësuar lëvizjen si “provokim” dhe rrezik për sigurinë rajonale.

“Më 6 shtator, fregata kanadeze Quebec dhe kryqëzori australian Brisbane kaluan në Ngushticën e Tajvanit, gjë që është problematike dhe provokuese”, deklaroi koloneli Shi Yi, zëdhënës i Komandës Lindore të ushtrisë kineze.

Ai shtoi se Pekini ndoqi lëvizjet e tyre me forca detare dhe ajrore, duke mbajtur situatën nën kontroll.
“Veprimet e Kanadasë dhe Australisë dërgojnë mesazhin e gabuar dhe rrisin rreziqet e sigurisë”, theksoi Shi, duke paralajmëruar se ushtria kineze është gjithmonë në gatishmëri për të mbrojtur sovranitetin dhe stabilitetin rajonal.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të sajën, ndërsa SHBA dhe aleatët e saj kanë rritur praninë detare në rajon, duke kaluar shpesh përmes kësaj ngushtice strategjike.