Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar për herë të parë pas takimit “kokë më kokë” me presidentin amerikan Donald Trump në Vatikan.
Në një postim në “X”, Zelensky deklaroi se takimi mund të rezultojë historik, nëse arrihet përfundimi i luftës, temë për të cilën ata diskutuan. Ai tha se temat e diskutimit përfshinin mbrojtjen e jetës së popullit, e po ashtu, një marrëveshje që do parandalonte përsëritjen e luftës.
“Takim i mbarë. Ne diskutuam shumë një për një. Duke shpresuar për rezultate në gjithçka që kemi mbuluar. Mbrojtja e jetës së njerëzve tanë. Armëpushimi i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër. Një takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”- thuhet në reagim.



