Varrimi i Papa Françeskut bashkoi liderët e botës në Vatikan. Përveç detajeve nga ceremonia mortore e Papës vëmendje të veçantë morit takimi i presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Shumë janë kureshtarë se çfarë u diskutua mes tyre pasi herën e fundit që u takuan në Shtëpinë e Bardhë takimi nuk shkoi siç duhet. Ndërkohë se fundmi një eksperte e leximit të lëvizjeve të buzëve ka zbuluar se çfarë i thanë njëri-tjetrit Trump dhe Zelenskyy.

Ata folën për rreth 15 minuta brenda Bazilikës së Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit, në një takim të cilin Zelenskyy e përshkroi si me potencial për të qenë “historik”. Shtëpia e Bardhë gjithashtu e përshëndeti takimin si “shumë produktiv”.

Lexuesja mjeko-ligjore e buzëve Nicola Hickling ka zbuluar se Zelensky i tha Trump: “Do të doja që ta bëje këtë, por jo në këtë mënyrë”.

Trump i është përgjigjur: “Është një strategji shumë interesante, ke siguri”. Hickling shprehet se takimi mes Trump dhe Macron ishte “i ftohtë” kur presidenti francez mbërriti dhe kur po vendoseshin dy karrige për presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës.

Macron u pa duke u përqafuar ngrohtësisht me Zelenskyy përpara se Trump ta tërheqë presidentin francez drejt vetes. Sipas Hickling, Trump i tha Macron: “Ngadalë, më lejo të sjell…”. Më pas pamja ndërpritet.

Trump më pas duket se e paralajmëron presidentin francez: “Nuk ke të drejtë këtu. Dua të më bësh një nder, nuk duhet të jesh këtu.” Hickling vë në dukje se si Zelenskyy përkul kokën në shenjë dakordësie kur Trump ia thotë këtë Macronit. Kjo ishte ajo ndodhi mes takimit të parë sy më sy të Trump dhe Zelenskyy.