Dy gazetarë nuk e kishin vënë re se ishin akoma në transmetim LIVE, kur shpërthyen në ofendime ndaj tenistit numër 1 në botë Novak Djokovic.
Mike Amor dhe Rebecca Maddern, dy moderatorët e ‘Channel 7’, kanë folur me fyerje dhe ofendime për tenistin serb.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, që është bërë virale, në të cilën shihet se si Amor heq mikrofonin që është akoma i ndezur, ndërsa kamera pa dashje vazhdon të regjistrojë, ndërkohë që, kolegu i saj teksa kërkonte për mikrofonin e tij.
Në bisedën ‘pa kamera’ mes tyre, Amor e filloi bisedën duke e etiketuar numrin 1 të botës një gënjeshtar, të cilin e cilësoi “gënjeshtar, budalla e trap”.
“Sido që ta shikoni, Novak Gjokovic është një gënjeshtar, i poshtër, komplet trap. Ashtu si sido që ta shikosh. Është për të ardhur keq që të gjithë të tjerët janë rrethuar rreth tij. Nga ta shikosh është një trap që vetëm gënjen. Një trap që mendon se po bën gjënë e duhur. Nuk mund ta justifikosh këtë veprim të tijin”, tha moderatori Amor.
Behind the scenes of @Channel7
Someone forgot to stop recording. pic.twitter.com/WVrNy8IUTo
— The Juggernaut (@TheJuggernaut88) January 11, 2022