Koreja e Veriut


Ndërkohë, Bashkimi Europian do të duhet të përballet edhe me faktin tjetër, që Britania e Madhe është në rrugë drejt largimit më të madh nga bashkimi. Disa anëtarë me ndikim të qeverisjes konservatore sakaq po këmbëngulin për largim final.


Aktivistë nga Koreja e Jugut po dërgojnë me balona mijëra fletushka në kufirin me Korenë e Veriut, me gjithë paralajmërimet dhe kërcënimet nga qeveria e Seulit për veprime hakmarrëse nga Pheniani.


Anëtarë të shoqatës “Luftëtarët e Lirisë” për Korenë e Veriut i hodhën balonat dje nga ishulli Gangëa, në perëndim të kryeqytetit koreanojugor. Fillimisht ata nuk u lejuan të dërgonin balona nga një tjetër pikë.


Agjencia zyrtare e Lajmeve e Koresë së Veriut paralajmëroi se ushtria koeanoveriroe do të kryente një sulm të pamëshirshëm, nëse dërgoheshin fletushkat në vendin e tyre, të cilat ata i konsiderojnë si propagandë nga Koreja e Jugut, por Seuli deklaroi se nuk ka të bëjë me këtë çështje. SHBA dhe Kina i kanë bërë thirrje Phenianit të tregojë përmbajtje.