Politikat e ashpra shtypëse dhe masat e zgjatura anti-Covid, e kanë kthyer Kinën në një “arenë luftrash” teksa qytetarët janë ngritur për herë të parë në protestë kundër liderit Xi Jinping.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga protestat e dhunshme, ku shfaqen qytetarët teksa bërtasin dhe hedhin shishe qelqi ndaj policëve.

Situata më e rënduar është në qytetin jugor kinez të Guangzhou, aty ku protestuesit vijojnë rezistencën, ndryshe nga disa qytete të tjera ku policia me dhunë arritur t’i shtypte demonstratat.

Protestat shënojnë kërcënimin më të hapur kundër qeverisë së Xi dhe regjimit të tij brutal komunist që kur ai mori pushtetin 10 vjet më parë.