Nëna e një djali 6-vjeçar, i cili u përplas për vdekje nga një shofer nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, ka ndërruar jetë.
“Daily Mail” shkruan se 29-vjeçarja, Gemma Painter, vdiq në shtëpi vetëm 16 muaj pasi djali i saj, Leo, u vra në një aksident të rëndë jashtë shkollës së tij në Spetchley, Worcester.
I mituri ishte së bashku me dy persona të tjerë kur shoferi i dehur, Joe-Lewis Tyler, u përplas me taksinë në të cilën ndodheshin ato. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 22 shkurt të vitit të kaluar.
34-vjeçari kishte konsumuar shumë pije alkoolike si dhe kokainë e kanabis në një pub. Më pas ai ka hipur në makinën tip BMW të vjedhur dhe po ecte shumë shpejt në një zonë ku nuk lejohej shpejtësia e madhe. Si pasojë u përplas me taksinë e bardhë të drejtuar nga 26-vjeçari, Courtney Hemming.
Taksisti dhe Claire Adkins, 39 vjeç, e cila po shoqëronte Leon nga shkolla në shtëpinë e tij, ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë Leo u dërgua me urgjencë në Spitalin Mbretëror të Worcestershire, por vdiq nga plagët e marra.
Sipas “Daily Mail”, Taylor u dënua me 18 vite burg, gushtin e kaluar.
Ndërkohë nëna, e cila pati probleme me shëndetin mendor pas vdekjes së djalit, ndërroi jetë më 30 qershor, kanë konfirmuar së fundmi të afërmit e saj.
