Një lajm i çuditshëm vjen nga Japonia. Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia japoneze pezulloi lejet e lëvizjes për gati 900 çiklistë të ndaluar se u kapën nën ndikimin e alkoolit.
Në vendin aziatik, autoritetet vlerësuan se shkelësit “mund të paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për shoferët e makinave”.
Numri i lejeve të pezulluara nga muaji janari e deri në shtator duhet thënë se është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, që kur Japonia vendosi rregulla të reja trafiku që caktojnë dënime më të ashpra për çiklistët.
Ata që kapen duke lëvizur nën ndikimin e alkoolit mund të përballen me deri në tre vjet burg ose me një gjobë maksimale prej 500 000 jen, apo 3 mijë e 200 dollarë.
