Katar ka njoftuar arrestimin e të paktën dhjetë personave, të “dyshuar” se i përkisnin dy “qelizave” të Gardës së Revolucionit Islamik që vepronin në territorin e tij për spiunazh dhe sabotim.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA, “operacione të thelluara monitorimi dhe ndjekjeje kanë çuar në kapjen” e këtyre individëve, “shtatë prej të cilëve ishin të ngarkuar me aktivitetet e spiunazhit dhe mbledhjes së informacionit mbi infrastrukturat jetësore ose ushtarake të vendit”.
Të arrestuarit e tjerë “ishin caktuar për operacione sabotimi dhe ishin trajnuar për përdorimin e dronëve”. Autoritetet zbuluan se ata kishin “pozicione dhe koordinata të strukturave dhe komplekseve”, si dhe pajisje komunikimi dhe teknologjike.
“Gjatë hetimeve, të dyshuarit pranuan lidhjet e tyre me Gardën e Revolucionit dhe deklaruan se ishin ngarkuar me kryerjen e misioneve të spiunazhit dhe nënshtrimit të vendit”, thuhet në komunikatën zyrtare.
