Një video që është shfaqur në internet thuhet se tregon një vajzë ruse duke qarë në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa babai i saj hipën në një autobus për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë në mes të mobilizimit masiv të Vladimir Putinit.
Presidenti rus ka njoftuar që deri në 1 milion rusë të rekrutohen në forcat e armatosura dhe të dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Dhe sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë një fëmijë, në dukje një vajzë, duke bërtitur – por nuk shihet – pas një prej rekrutëve që thotë: “Baba, mirupafshim. Të lutem kthehu. Baba, mirupafshim, baba… Baba…?”.
Fëmija qan ndërsa babai i saj – diku në një grup burrash – largohet ngadalë, ndoshta për të mos u kthyer më kurrë.
Një pretendim ishte se këta burra do të ishin të parët nga të saporekrutuarit në front, por të gjithë supozohet se së pari duhet të kenë të paktën një muaj trajnim.
Të mërkurën, Putin njoftoi se 300,000 njerëz me përvojë të mëparshme luftarake ose aftësi të specializuara do të dërgohen në vijën e frontit në Ukrainë, ku grupet e para do të shihen duke përshëndetur të dashurit e tyre.