Gruaja e dëshpëruar e liderit opozitar rus Alexei Navalny i është lutur Presidentit Vladimir Putin që ta lërë të lirë të largohet nga vendi për t’u trajtuar pasi ra në koma nga helmimi me një filxhan çaj.


Yulia Navalny, që është ndaluar të shohë bashkëshortin e saj, që kur air a pa ndjenja në fluturimin nga Siberia në Moskë ditën e djeshme, tha se është jetike që ai të dërgohet në Gjermani për trajtim të specializuar.


Një avion mjekësor u dërgua nga Berlini për të marrë Navalny-n në Omsk, qytetin Siberian në të cilin po trajtohet, por doktorët rusë refuzuan t’i japin leje, duke thënë gjë gjendja e tij është e paqendrueshme.


“Ndalimi i transportit të Aleksei është një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën e tij. Është vdekjeprurëse të qëndrosh në spitalin Omsk pa pajisje ose diagnozë”, ka shkruar në rrjetin social Twitter, zëdhënësja e Aleksei Navalny, Kira Yarmysh.


“Ekziston një ekip mjekësh që janë në aeroplan dhe kostoja e ambulancës ajrore po paguhet privatisht”, i tha agjencisë së lajmeve DPA, aktivisti për të drejtat e njeriut Jaka Bizilj.