Ngrënia e disa insekteve konsiderohet normale në disa vende të botës, si për shembull Tajlanda, por mesa duket kjo kulturë po afrohet dhe në Evropë.
Bashkimi Europian ka miratuar një raport, i cili i konsideronte si të ngrënshme, gjinkallat, krimbat e verdhë dhe karkalecat. Në fillim të janarit 2023, BE miratoi edhe një insekt të katërt si ushqim, krimbin e vogël të miellit ose brumbullin. Ndërkohë, aktualisht po shqyrtohen edhe 8 aplikime të reja.
Sipas vendimit, tashmë konsumatorët mund të vendosin vetë nëse duan të hanë insekte apo jo. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Bujqësisë, insektet si ushqim janë një çështje veçanërisht e rëndësishme e shekullit tonë, për shkak të rritjes së kostos së proteinave shtazore, pasigurisë ushqimore, presioneve mjedisore, rritjes së popullsisë dhe kërkesës në rritje për proteina. Prandaj, duhet të gjenden alternativa ndaj blegtorisë konvencionale.
Sipas organizatës, insektet janë një burim shumë ushqyes dhe i shëndetshëm, i pasur me yndyrë, proteina, vitamina, fibra dhe minerale. Prandaj, ato janë një burim alternativ i proteinave që lehtëson kalimin drejt një diete të shëndetshme dhe të qëndrueshme.