Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Australi. Një i ri nga Sydney, David Dakessian, 21 vjeç, i njohur edhe me emrin David Fannoun, ka pranuar fajësinë pasi u kap me qasje në më shumë se 22,000 dosje të përmbajtjes së abuzimit seksual ndaj fëmijëve.
Policia e Uellsit të Ri Jugor (NSW) e arrestoi më 5 shtator 2024 në banesën e tij në Epping, ku u gjet i veshur me uniformë basketbolli dhe u shoqërua me pranga nga efektivët. Hetuesit zbuluan se i riu kishte hyrë në dy llogari gjigante në një platformë, të mbushura me materiale abuzimi që kapnin mbi një terabajt përmbajtje përfshirë 11,000 video me fëmijë para pubertetit të detyruar në akte seksuale me burra të rritur.
Në telefonin e tij u gjetën edhe video dhe foto të bëra në një morg, njëra prej të cilave shënohej me mbishkrimin tronditës “gjendje shpirtërore”, duke përshkruar akte nekrofilie.
Sipas dokumenteve gjyqësore, policia e kishte vëzhguar Dakessianin për gati dy vite para arrestimit, ndërsa Njësia e Shfrytëzimit të Fëmijëve kishte marrë njoftime për aktivitetet e tij kriminale online.
Në korrik 2024, ai u deklarua fajtor për:
Përdorimin e një shërbimi transporti për aksesimin e materialeve të abuzimit me fëmijë.
Posedim të materialeve të tilla.
Secila prej akuzave mbart dënim deri në 15 vite burgim. Aktualisht, ai është liruar me kusht, me kufizime të ashpra: i ndalohet të përdorë internetin, të afrohet pranë shkollave apo shesheve të lojërave dhe të ketë kontakt me fëmijë nën 18 vjeç pa prani të një kujdestari.
Komandantja e Skuadrës së Krimeve Seksuale në NSW, detektivja Jayne Doherty, u shpreh se qëllimi i hetimeve është jo vetëm kapja e shkelësve, por edhe identifikimi i viktimave të fshehura në këtë përmbajtje makabre. Vetëm gjatë javës së fundit, ekipi i saj ka identifikuar 17 fëmijë të abuzuar seksualisht për prodhimin e materialeve të tilla.
Dakessian do të paraqitet në nëntor para Gjykatës së Distriktit të NSW, ku rrezikon deri në 30 vite burgim.