Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të kufizojë veprimet ushtarake në Liban vetëm në operacione të targetuara, me qëllim shmangien e një konflikti të gjerë.

Sipas deklarimeve, Trump ka theksuar se ndërhyrjet duhet të jenë “kirurgjikale”, duke synuar objektiva specifikë dhe duke minimizuar rrezikun e përshkallëzimit në një luftë të plotë në rajon.

Kjo thirrje vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku çdo përshkallëzim i situatës në Liban mund të ketë pasoja të gjera për stabilitetin rajonal.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria izraelite lidhur me këtë kërkesë, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.