Një incident me të shtëna është regjistruar pak kohë më parë në një dyqan McDonald’s në qytetin Cherkasy, në Ukrainë.
Sipas raportimeve fillestare, një burrë i armatosur hyri në ambientet e lokalit dhe hapi zjarr. Nuk dihet ende motivi i sulmit, por autoritetet njoftojnë se autori është plagosur gjatë ngjarjes dhe është nxjerrë nga vendngjarja me barelë, i shoqëruar nga forcat e policisë.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur ai largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësi të shumta policie ndodhen në vend për të hetuar incidentin.
Deri më tani nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar, por autoritetet kanë evakuuar menjëherë zonën për siguri dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.