Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi gjatë një feste në Oklahoma City.
Policia ka bërë të ditur se, autoritetet morën disa njoftime për të shtëna me armë zjarri të drejtuara ndaj një grupi të rinjsh të mbledhur pranë një liqeni.
Autoritetet policore bënë të ditur se, përveç personave të dërguar me urgjencë në spital, ka gjasa që edhe të tjerë të jenë larguar nga vendngjarja me mjete private për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas zëdhënëses së policisë, Emily Ward, të plagosurit ndodhen në “gjendje të ndryshme”, pa dhënë detaje të mëtejshme për gjendjen e tyre shëndetësore.
Liqeni Arcadia është një destinacion i njohur për rekreacion, ku frekuentohen aktivitete si kampingu, peshkimi dhe sportet ujore, çka e bën këtë ngjarje edhe më shqetësuese për komunitetin lokal.
Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk ka informacion mbi autorët apo motivet e sulmit.
🇺🇸 The Arcadia Lake mass shooting happened at a "Sunday Funday" event, a public gathering. Food, drinks, music all night.
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 4, 2026
The organizer posted: "Pop out tdy leave the bs at home."
Someone didn't.
Up to 15 gunshot victims. Still developing. https://t.co/HV2Pyasl4v pic.twitter.com/onwiexMbbW

