Një mësues dhe pesë persona të tjerë kanë humbur jetën në një shkollë në Tajlandë, pasi një nxënës hapi zjarr brenda ambienteve të institucionit arsimor dhe më pas i dha fund jetës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në distriktin Bang Kruai, në provincën Nonthaburi, në veri të Bangkokut. Policia konfirmoi se numri i viktimave ka arritur në gjashtë, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si një nxënës i shkollës, i cili u vetëvra pas sulmit.
Nga të shtënat mbetën të plagosur disa persona, mes tyre një mësues dhe tre nxënës.
Ndërkohë, media Al Jazeera, duke iu referuar ngjarjes në shkollën “Debsirin Nonthaburi”, raportoi se numri i të plagosurve mund të jetë rreth 20.
Autoritetet tajlandeze kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
