Të shtënat me armë zjarri në një Xhami në San Diego të SHBA-ve lanë të paktën 2 persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Mediat e huaja kanë shkruar se Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka neutralizuar rrezikun (duke arrestuar autorin) dhe ka vendosur situatën nën kontroll.

Ngjarja ndodhi në qendrën më të madhe islamike të qytetit në lagjen Clairemont. Pamjet tregojnë një prani të madhe policore jashtë xhamisë, e cila ndodhet në një lagje banimi, rreth 14 kilometra në veri të qendrës së San Diegos.

Xhamia në fjalë është Xhamia më e madhe në Qarkun e San Diegos. Kompleksi përfshin Shkollën Al Rashid, e cila ofron mësime të gjuhës arabe, studimeve islame dhe Kuranit.

Imazhet ajrore tregojnë fëmijë që largohen nga qendra të shoqëruar nga forcat e rendit. Nxënësit dhe stafi janë aktualisht të sigurt, tha një zëdhënës i shkollës për CNN.

Autoritetet po ngrenë një qendër ribashkimi aty pranë për t’u lejuar studentëve të ribashkohen me familjet e tyre pasi të mbarojë emergjenca.