Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri në Old Dominion University në Norfolk, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studiojnë rreth 24 mijë studentë.

Sipas autoriteteve, i dyshuari për të shtënat me armë është vrarë, ndërsa ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Dy personat e plagosur janë transportuar në spital për trajtim mjekësor, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e Policia e Universitetit Old Dominion, Policia e Norfolkut dhe ekipet e emergjencës.

Pas incidentit, drejtuesit e universitetit vendosën të anulojnë të gjitha mësimet dhe aktivitetet në kampusin kryesor për pjesën e mbetur të ditës, ndërsa studentëve dhe stafit u është kërkuar të shmangin zonën pranë ndërtesës ku vijojnë hetimet.