Të paktën një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në spital pas disa të shtënave me armë në Teksas.
Policia fillimisht ishte në një “konflikt” me personin e armatosur, por njoftoi se i dyshuari kishte vdekur.
Zyrtarët lokalë thanë gjatë një konference për shtyp se njihen 11 viktima, përfshirë të ndjerin.
Spitali Memorial Midland njoftoi se katër prej viktimave aktualisht po i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Midland është prekur nga të shtëna masive.
