Katër persona u plagosën nga të shtënat në Shkollën e Mesme Timberview në Arlington të Teksasit, ka deklaruar Ndihmës Shefi i Policisë në Arlington, Kevin Kolbye, gjatë një konference për shtyp.

Sipas CNN, Kolbye tha se policia mori një telefonatë në orën 9:15 të mëngjesit se kishte të shtëna në katin e dytë të shkollës.

Si pasojë e këtij incidenti, katër persona u lënduan, një pësoi lëndime të lehta dhe tre u dërguan në spital.

“Ky është një student, ne besojmëse ishte një student që u përlesh dhe nxori armën dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist”, ka shtuar Kolbye.