16-persona mbetën të vrarë nga një sulm me armë në Australi, nga dy persona të identifikuar si babë e bir.
Në pamjet e mëposhtme do të shihni momentin kur njëri prej autorëve neutralizohet nga një person që ndodhej në vendngjarje.
Një burrë me bluzë të bardhë, i cili dukej i fshehur pas një makine, ndërmori një veprim të papritur. Ai ia doli të afrohej mbrapa sulmuesit dhe, me një veprim të shpejtë, e kapërceu atë dhe e çarmatosi me duar të zhveshura. Pas përleshjes, ai arriti të merrte armën nga terroristi, duke shmangur përdorimin e saj dhe duke mos e qëlluar.
Në atë moment, ai u bë qendër e vëmendjes globale, ndërsa videoja e tij bëri xhiron e botës, duke u shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale. Videoja tregon një përleshje të shkurtër, e cila pasoi me qytetarin që kontrollonte armën, por nuk qëlloi, duke i dhënë mundësi sulmuesit të largohej nga vendi.
Ahmed al-Ahmed, 43 vjeç, është një qytetar i Sydney-t, mysliman dhe pronar i një dyqani frutash në periferi të Sutherland. Ai ka dy fëmijë dhe, sipas informacionit të ofruar nga familja e tij, nuk ka pasur asnjëherë përvojë me armët. I cili tani është duke u trajtuar në spital pas plagëve të marra gjatë incidentit, përfshirë një plagë në krah dhe dorë./TCH
