"Shtëpia e tmerreve", një lloj forme argëtimi ku njerëzit futen dhe tremben nga aktorë ose nga të papritura të tjera.

Kjo në SHBA quhet më e frikshmja në botë. Është aq e frikshme sa pronari i detyron vizitorët të sjellin leje nga mjeku e të firmosin një kontratë me 40 faqe.

Veç kësaj, bëhet një kontroll që i ke sigurimet shëndetësore të paguara dhe merresh në intervistë për të verifikuar gjendjen mendore. Më pas bëhet edhe test për drogë.

Pjesëmarrësit pastaj shohin një video rreth dy orë e gjatë, e cila i përgatit mendërisht. Jo vetëm kaq, por nëse tregohen aq trima sa t’i shkojnë deri në fund mund të fitojnë 20 mijë dollarë. Por askush nuk ia ka dalë deri tani.

[gallery ids="891619,891620,891621,891622,891623,891624,891625,891626,891627,891628,891629,891630,891631,891632,891633"]