Njëmbëdhjetë persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e tornadove në Teksas, duke e çuar në 29 numrin e të vdekurve gjatë kësaj jave, ku stuhi të fuqishme përfshinë disa vende në SHBA.
Të paktën 8 persona kanë mbetur të vdekur në Garland pranë Dallas, 5 prej tyre kanë vdekur kur makinat më të cilat udhëtonin u hodhën në autostradë. 3 trupat e tjerë janë gjetur në qytete të tjera.
Zyrtarët bën të ditur se West Texas dhe New Mexico mund të përfshihen nga stuhi të mëdha dhe pritet që trashësia e dëborës të arrijë në 41 cm. Gjithashtu ata theksojnë se stuhitë që kanë përfshirë rajonet e jugut të vendit këtë dimër kanë qenë jashtëzakonisht të fuqishme.
Raportimet e para tregojnë se disa kisha janë shkatërruar, makinat janë copëtuar dhe sipërfaqe të mëdha me pemë janë rrëzuar. Sipas policisë së Garland erërat e fuqishme dhe tornadot ishin shkaktarët e dhjetëra aksidenteve rrugore.
27 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)