Pavarësisht një rënieje të lehtë në temperatura krahasuar me muajin paraardhës, korriku i vitit 2025 u rendit si muaji i tretë më i nxehtë që nga fillimi i matjeve, sipas të dhënave të publikuara nga Observatori Evropian i Klimës, Copernicus (C3S).
Sipas raportit, temperatura mesatare globale gjatë këtij muaji ishte 1.25°C më e lartë se nivelet para-industriale. Edhe pse kjo shifër qëndron ende brenda pragut të Marrëveshjes së Parisit për klimën, ajo përforcon shqetësimet lidhur me ndikimet e vazhdueshme dhe në rritje të ndryshimeve klimatike.
Ekstremet klimatike nuk munguan këtë korrik. Valë të fuqishme të të nxehtit, përmbytje të mëdha dhe zjarre pyjesh goditën shumë vende në mbarë botën. Spanja raportoi mbi 1.000 vdekje të lidhura drejtpërdrejt me temperaturat e larta, duke nxjerrë në pah rrezikun serioz që paraqet klima për shëndetin publik dhe sigurinë.
Drejtori i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Copernicus, Carlo Buondebo, deklaroi se nëse emetimet e gazrave serrë nuk ndalen, do të përballemi me rekorde të reja temperaturash dhe pasoja gjithnjë e më të rënda për ekosistemet dhe jetën e përditshme.
