Një incident është regjistruar në parlamentin izraelit. Teksa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ishte duke mbajtur fjalën e tij, një anëtar i Kuvendit është ngritur në këmbë dhe ka “shpërthyer” ndaj presidentit amerikan.
Fjalimi i presidentit amerikan u ndërpre pas britmave dhe protestave nga një anëtar i krahut të majtë të Knesetit.
“Kjo ishte shumë efektive”, tha presidenti amerikan, ndërsa anëtarët e Knesetit brohorisnin emrin e tij.
Anëtari i krahut të majtë në Parlamentin e Izraelit u nxor jashtë salle nga sigurimi.