Në qiejt e NATO-s po përjetohet tension i lartë pas dy episodeve të dyshimta që shkaktuan alarmin maksimal.

Në Evropë, pikërisht në Holandë dy avionë holandezë F-35 morën informacionin se tre avionë luftarakë rusë kanë kaluar shumë pranë kufirit polak. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komanda Mbrojtëse e Amerikës së Veriut( NORAD) njoftoi se pikasi dhe kapi katër avionë rusë. Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) citoi se katër avionët e Kremlinit, bombarduesit strategjike Tu-95  Bear –H dhe avioni shënjestre Su-35 kanë kaluar kufirin e zonës së identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës. Ndaj kësaj NORAD u përgjigj duke mobilizuar dy avionë ushtarakë  F-16, dhe më pas nxori në hapësirë dy F-35 dy Kc -135 dhe një Aëaxs E-3 Sentry.

Komanda më pas bëri me dije se një episod i tillë nuk po ndodh për herë të parë përkundrazi  mesatarisht shtatë herë në vit mund të përballen me fenomene të tilla. Veçanërisht këto fenomene janë shpeshtuar pas vitit 2007 dhe nuk perceptohen si kërcënim apo provokim. Një fakt i tillë është aprovuar edhe nga pala ruse ku zyrtarët ruse njoftuan se Rusia kishte kryer  fluturime mbi ujërat ndërkombëtare duke përfshirë Detin Bering Alaskën dhe Rusinë.

Rusia ka ngritur më parë avionë ushtarakë mbi Detin Bering, por Perëndimi është bërë më i shqetësuar që nga situata delikate që është krijuar nga pushtimi i forcave ruse nga pushtimi i Ukrainës. Forcat e sigurisë së Amerikës së Veriut kanë qenë gjithashtu në gatishmëri të lartë pasi vetëm pak ditë më parë një balonë e dyshuar kineze e vëzhgimit u rrëzua në hapësirën ajrore të SHBA nga forcat amerikane.

Avionë rus në kufirin me  Poloninë

Çështja, ose më mirë rreziku në lidhje me këtë është se ngjarje të tilla mund të shkaktojnë aksidente të papritura dhe të padëshiruara. Pikërisht siç ndodhi pranë kufirit polak, ku luftëtarët holandezë shoqëruan nga distanca tre avionë rusë derisa u larguan nga hapësira ajrore e vendit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria Holandeze e Mbrojtjes. Avionët hungareze F-35 u ngritën menjëherë në hapësirën qiellore pas aktivizimit të alarmit holandez. Ministria Holandeze e Mbrojtjes cilësoi se njëri nga avionët rus u afrua zonës së përgjegjësisë polake të NATO-s nga  Kaliningrad, zonë ruse e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë.

Kaliningrad është një pjesë territori shumë e militarizuar, e shkëputur nga shteti kryesor rus dhe i rrethuar nga Polonia dhe Lituania. Shpesh është në qendër të tensioneve midis Putinit dhe NATO-s me Moskën që në fillim të këtij viti kërcënoi të vendosë armë bërthamore aty. Pas identifikimeve nga Ministria Mbrojtjes Holandeze rezultoi se ishin tre avionë,një IL-20M Coot-A që po shoqërohej nga dy SU-27 Flankers. F-35 holandez shoqëruan formacionin nga distanca dhe ia dorëzuan raportin partnerëve të NATO-s. Tetë avionë holandezë F-35 janë me bazë në Poloni për muajt shkurt dhe mars, ku gjysma e këtyre avionëve shërben për patrullimet e NATO-s  ndërsa gjysma tjetër është në një program trajnimi. Edhe Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke konfirmuar operacionin. “F-35 holandez të stacionuar në bazën e 22-të taktike ajrore në Malbork u vu në gatishmëri në 13 shkurt për të identifikuar dhe përgjuar 3 avionë rusë që po operonin pranë hapësirës ajrore polake,” thanë zyrtarët polakë.

Më pas ata thanëse avionët luftarakë F-35 po operonin mbi ujërat ndërkombëtare dhe hapësira ajrore polake nuk ishte shkelur. Sipas mediave lokale goditja ndodhi në një zonë bujqësore në tokën e një ferme në kufirin me Ukrainën, në juglindje të vendit, duke shkaktuar dy të vdekur. Bëhet fjalë për një aksion lufte kundër një vendi të NATO-s, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, dhe që teorikisht mund të çojë në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis Aleancës Atlantike dhe Rusisë, me rreziqe serioze për të përshkallëzuar në luftë bërthamore.

Pas ngjarjes Polonia mblodhi menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes brenda natës. Tre vendet baltike,  Letonia, Lituania, Estonia shprehën menjëherë solidaritetin me Varshavën dhe drejtuan gishtin nga Moska. Ndërsa në faqen zyrtare të komandës ajrore të NATO-s thuhet se tre avionët rusë përbënin rrezik për përdoruesit e tjerë të hapësirës ajrore duke injoruar rregullat ndërkombëtare të sigurisë ajrore.