Situata e tensionuar me Turqinë, duke se ka bërë Greqinë të vendoset në gatishmëri duke forcuar artilerinë ushtarake.
Ditën e sotme Athina zyrtare ka firmosur një marrëveshje me vlerë 4 miliardë euro për blerjen e tre fregatave (Anije e shpejtë luftarake, e pajisur me artileri) dhe gjashtë avionë luftarakë Rafale nga Franca.
“Zgjedhja për të blerë fregatat Belharra dhe avionët Rafale nënvizon natyrën strategjike të marrëdhënieve midis Greqisë dhe Francës dhe mbështetjen e plotë të Francës për vendin tonë përballë sfidave dhe kërcënimeve” tha ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos pas nëshkrimit të marrëveshjes.
Tre fregatat franceze të klasit FDI do të ndërtohen nga kontraktori i mbrojtjes Naval Group në Lorient, në Francën perëndimore, dhe do të dorëzohen deri në vitin 2026. Marrëveshja e nënshkruar sot përfshin një opsion për të blerë një fregatë të katërt në një datë të mëvonshme.
Gjashtë avionët e rinj Rafale, që do të ndërtohen nga Dassault Aviation i Francës, iu shtuan një porosie të mëparshme prej 18 Rafales, që përfshinte avionë që më parë ishin në shërbim me Forcën Ajrore Franceze.
Franca mbështeti pozicionet e Athinës gjatë përplasjes së tensionuar detare që pati me Turqinë në vitin 2020 në lidhje me të drejtat e kërkimit të naftës dhe gazit në lindje të Detit Mesdhe.
Vitin e kaluar në Paris, liderët e Greqisë dhe Francës nënshkruan një pakt të ndihmës për sigurinë që do të përfshijë bashkëpunim më të ngushtë midis forcave të dy vendeve.
Ditën e djeshme autoritetet greke raportuan se kishin pikasur disa avionë luftarakë të Turqinë që fluturuan mbi detin Egje, pranë ishujve grek, duke rritur alarmin pas përshkallëzimit dhe të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.