Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord të mos zhvillojë armë bërthamore për një periudhë që tejkalon 20 vite.
Në një prononcim publik, Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se ajo do të jetë “një marrëveshje e mirë, pa armë bërthamore”.
“Duket shumë mirë që do të arrijmë një marrëveshje me Iranin, dhe do të jetë një marrëveshje e mirë, pa armë bërthamore”, deklaroi ai.
Presidenti amerikan shtoi se ekziston një angazhim i fortë nga pala iraniane për të mos pasur armë bërthamore përtej një periudhe 20-vjeçare, duke nënvizuar se në praktikë ky kufizim nuk do të jetë i përkohshëm.
