Kemi Badenoch ka deklaruar se partia Lamburiste duhet të shpallë zgjedhje të përgjithshme nëse vendos të zëvendësojë Keir Starmer me një lider që ndryshon drejtimin politik të qeverisë.
Në një intervistë për Sky News, liderja e konservatorëve tha se Laburistët fituan një “fitore historike”, por sipas saj situata aktuale tregon se partia “nuk mund të qeverisë”.
“Partia Laburiste fitoi një fitore historike. Shikoni ku janë tani. Ne e dimë se ka gjithçka për të bërë deri në vitin 2029”, u shpreh Badenoch.
Ajo theksoi se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në rast se një lider i ri sjell ndryshime të mëdha në politikat e qeverisë. Sipas saj, çdo ndryshim i madh në raport me premtimet fillestare do të nënkuptonte ndryshim të mandatit të marrë nga votuesit.
Badenoch u ndal edhe te debatet për afrimin ose rikthimin e Britanisë drejt Bashkimi Europian, duke thënë se kjo do të përbënte një devijim të rëndësishëm nga angazhimet fillestare të qeverisë laburiste.
Liderja konservatore kritikoi gjithashtu mënyrën e qeverisjes së Laburistëve, duke deklaruar se “çdo ditë po e përkeqësojnë situatën” për vendin.
