Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka ngritur akuza penale ndaj Anthony Kazmierczak, i cili akuzohet se tentoi të sulmonte deputeten demokrate Ilhan Omar gjatë një takimi me qytetarët në Minneapolis, të martën.
Sipas aktakuzës, Kazmierczak përballet me akuza për “sulm të dhunshëm, kundërshtim, pengim dhe intimidim të një oficeri dhe punonjësi të Shteteve të Bashkuara”, në një kohë kur Omar po ushtronte detyrat e saj zyrtare.
Ngjarja ndodhi pak pasi deputetja kishte përfunduar një fjalim publik, ku kërkoi dorëheqjen e guvernatores së Minnesotës, Kristi Noem. Sipas autoriteteve, i dyshuari i është afruar duke bërë deklarata kundërshtuese dhe më pas ka tentuar ta spërkasë me një përzierje uji dhe uthulle molle, të vendosur në një shiringë. Ai u neutralizua menjëherë nga forcat e sigurisë dhe u arrestua.
Të mërkurën në mëngjes, Ilhan Omar u shfaq në CNN, ku përsëriti kritikat e saj ndaj politikave të emigracionit të administratës Trump, duke theksuar dallimet mes qasjes së saj dhe asaj të presidentit.
Departamenti i Drejtësisë bëri të ditur se hetimet për këtë incident janë në vijim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes.
