Vladimir Putin mund të vuajë nga “tërbimi i shkaktuar nga steroidet”, pohojnë burimet e inteligjencës britanike.
Vendimi i presidentit rus për të nisur një pushtim brutal të Ukrainës mund të jetë ndikuar nga efektet e trajtimit me steroide për kancerin.
Duke cituar burime pranë Kremlinit, figura të larta në aleancën e inteligjencës Five Eyes – që i shërben Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve – besojnë se ka një shpjegim fiziologjik për vendimin e Putinit për të sulmuar.
Raportet e ndara nga komuniteti i inteligjencës nxjerrin në pah sjelljen gjithnjë e më të çrregullt të 69-vjeçarit, fytyrën e fryrë dhe distancën e madhe që ai mban nga vizitorët në Kremlin.
Një shpjegim i mundshëm është se ai po shfaq efektet anësore të trajtimit me steroide.
Ide të tjera janë se ai ka një çrregullim të trurit të shkaktuar nga demenca ose sëmundja e Parkinsonit.
Një burim sigurie tha: “Ka pasur një ndryshim të identifikueshëm në vendimmarrjen e tij gjatë pesë viteve të fundit apo më shumë. Ata rreth tij shohin një ndryshim të dukshëm në bindjen dhe qartësinë e asaj që ai thotë dhe se si e percepton botën përreth tij ”