Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur brigjet lindore të Gadishullit Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke detyruar Qendrën e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor të lëshojë një alarm urgjent.
Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 111 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamçatsky, kryeqyteti i rajonit, në një thellësi prej 39.5 kilometrash.
Ngjarja sjell ndër mend tërmetin shkatërrimtar të korrikut, i cili shkaktoi valë cunami deri në 4 metra lartësi në disa zona të Paqësorit dhe nxiti evakuime masive nga Hawaii në Japoni.
Derimë tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, por autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave bregdetare të largohen drejt territoreve më të larta dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile.
Sipas paralajmërimit zyrtar, valët e cunamit mund të prekin brenda pak orësh brigjet e rajoneve përreth, përfshirë Alaskën, Japoninë dhe disa ishuj të Paqësorit.