Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.2 ballë i shkallës Rhter është regjistruar në gjirin e Alaskës, rreth 278 km në jug-lindje të Kodiakut, në 10 km thellësi nga toka.


Autoritetet amerikane kanë shpallur alarmin për tsunami për zonat bregdetare, jo vetëm të Alaskës, por edhe të British Kolumbia.


Njerëzve u është kërkuar të gjejnë strehim në zona më të larta.


Qendra Paralajmëruese për Cunami tha se bazuar në parametrat paraprakë të tërmetit “valët e rrezikshme të cunamit janë të mundshme”.


23 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)