Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Lakonisë, në Greqi, mëngjesin e së martës, më 20 janar.

Sipas të dhënave paraprake të sizmologëve, tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 22.6 kilometrash, ndërsa epiqendra u lokalizua 117 kilometra në jug-jugperëndim të Gerolimenas.

Lëkundjet janë ndjerë lehtë edhe në zonat përreth, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima. Autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës për të siguruar informacionin më të fundit dhe për të vlerësuar çdo ndikim të mundshëm.