Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e sotme në rajonin Marche, në Italinë qendrore.
Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 35 kilometra larg bregut dhe në një thellësi prej 8 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë qartë në qytetin e Ankonës dhe zonat përreth, por fatmirësisht, sipas autoriteteve italiane, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Autoritetet po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.