Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë ka goditur jugun e Filipinet, duke shkaktuar viktima, dëme të mëdha dhe panik në disa rajone të vendit.

Sipas autoriteteve, të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 134 të tjerë janë plagosur pas lëkundjeve që goditën zonën pranë qytetit General Santos në ishullin Mindanao. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, duke e bërë atë veçanërisht të fortë dhe të ndjeshëm në sipërfaqe.

Pas lëkundjeve kryesore, disa vende të rajonit, përfshirë Filipinet, Indonezinë dhe Japoninë, lëshuan paralajmërime për cunami, të cilat më pas u hoqën pasi rreziku u vlerësua i kufizuar.

Ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet për të mbijetuar dhe po ofrojnë ndihmë në zonat e prekura, ndërsa po vlerësohen edhe dëmet materiale të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore.

Presidenti filipinez Ferdinand Marcos Jr. ka urdhëruar mobilizimin e menjëhershëm të të gjitha agjencive shtetërore për përballimin e situatës dhe ka bërë thirrje për evakuim të banorëve në zonat bregdetare si masë sigurie.

Autoritetet paralajmërojnë se mund të ketë pasgoditje në orët dhe ditët në vijim, ndërsa bilanci i viktimave pritet të ndryshojë me vazhdimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit.