Zona përreth vullkanit Etna në ishullin italian të Siçilisë është goditur nga disa tërmete, më i forti me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter, njoftoi sot National Instituti Kombëtar i Gjeofizikës (INGV).

Sipas raportimeve fillestare, nuk ka dëme të mëdha, megjithatë disa shkolla janë mbyllur si masë paraprake.

Etna, me mbi 3 300 metra lartësi, është vullkani aktiv më i madh në Evropë. Tërmeti më i fortë u regjistrua mëngjesin e sotëm dhe u ndje edhe në qytetin e Katanias, i cili ndodhet në rrëzë të vullkanit dhe ka rreth 300 mijë banorë.

Kryetari i bashkisë së Katanias, Enrico Trantino, urdhëroi mbylljen e përkohshme të shkollave. Mësimi u anulua edhe në disa bashki të tjera përreth. Aeroporti i qytetit, megjithatë, mbeti i hapur.