Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7.7 dhe 6.6 ballë, goditën Mianmarin, duke prekur edhe Tajlandën.

Sipas raportimeve të The Guardian, deri tani janë regjistruar 8 viktima në Mandalay, qyteti i dytë më i madh në Mianmar, dhe 3 viktima në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës.

Përveç kësaj, mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë masa urgjente për t’u ofruar ndihmë qytetarëve.

„I gjithë qyteti i Mandalay u preku nga tërmeti. Ne po menaxhojmë me burimet që kemi në lagje,” tha një dëshmitar okular.