Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme dhe forca e tij ishte më e madhe. Lëkundjet sizmike me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter u regjistruan në zonën e Lefkadës, në orët e para të ditës së sotme.
Ekspertët thanë se epiqendra ishte pranë Agios Nikitas, dhe sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës cilësohet një tërmet relativisht i fortë. Nuk ka informacione për të lënduar dhe dëme materiale, ndërsa ekziston frika edhe për pasgoditje.
Edhe ditën e djeshme pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter në jug të Spilios, Rethymno.




