Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur paraditen e sotme Stambollin, duke shkaktuar panik të madh mes qytetarëve. Epiqendra e tërmetit ishte në detin Marmara, pranë brigjeve të Silivrit, sipas të dhënave zyrtare të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm jo vetëm në Stamboll, por edhe në provincat përreth, duke detyruar qindra qytetarë të dalin me nxitim në rrugë, shumë prej tyre të përlotur dhe të frikësuar. Pamje nga vendngjarja tregojnë turma njerëzish që janë mbledhur në parqe dhe zona të hapura, në pritje të qetësimit të situatës dhe informacioneve të mëtejshme nga autoritetet.

Për fat të mirë, deri në këto momente nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale. Megjithatë, ekipet e emergjencës janë në gatishmëri dhe po vazhdojnë të monitorojnë situatën nga afër.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast se ka pasgoditje.