Thomas Markle Sr., babai i Meghan Markle, ka mohuar pretendimet e famniljares së tij, Samantha, se ai ishte “i bllokuar” në katin e 19-të të një ndërtesë në Filipine gjatë tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Thomas tha për TMZ se ai ishte i sigurt në dhomën e tij të hotelit dhe se tërmeti ishte shumë larg vendit ku ai jeton. “Jam ulur rehat në divan, po shikoj filma dhe ndihem mirë,” tha ai.

Samantha kishte postuar në rrjetet sociale se babai i saj ishte i bllokuar dhe nuk mund të lëvizte, duke shqetësuar familjen dhe ndjekësit. Madje ajo fajësoi Meghan dhe princin Harry për këtë situatë.

Por Thomas tha se nuk ka folur fare me Samanthën dhe nuk e kupton pse ajo tha këto gjëra.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi vdekjen e të paktën 72 personave dhe plagosi shumë të tjerë. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë njerëz të bllokuar në ndërtesat e dëmtuara.

Thomas Markle Sr dhe djali i tij jetojnë në Filipine që prej fillimit të këtij viti, ndërsa Samantha bëri llogarinë e saj në rrjetet sociale private.