Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në Orlando, ndërsa njerëzit ishin jashtë për të festuar Halloween.

Një i dyshuar 17-vjeçar është arrestuar, sipas shefit të policisë Eric Smith, i cili tha se i riu eci në rrugët e qytetit dhe filloi të qëllonte pa hyrë në asnjë klub. Një video e tmerrshme dokumenton momentin kur qindra njerëz vrapuan për të shpëtuar pas të shtënave. Mosha e viktimave varionte nga 19 deri në 39 vjeç, shumë prej të cilëve ishin veshur me kostume festive.

Shtënat ndodhën rreth orës 1 të mëngjesit në Bulevardin Qendror dhe Orange Avenue, ku u raportua për disa persona të plagosur. Një telefonatë emergjente e dytë konfirmoi situatën e rëndë. Pas të shtënave, forcat e policisë arrestuan të dyshuarin në një zonë të afërt.

Policia e Orlandos ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe është duke intervistuar dëshmitarët. Ky incident vjen në një kohë kur edhe në shtetin e Uashingtonit u raportua për një tjetër ngjarje të ngjashme, duke shtuar shqetësimet lidhur me sigurinë gjatë festave.