Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë të ndodhur në Bromley High Street, në Londër.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:19, ndërsa pas marrjes së njoftimit në zonë janë dërguar forca të shumta policie, ekipe mjekësore, ambulanca dhe Ambulanca Ajrore e Londrës.
Për shkak të incidentit, rruga është bllokuar në të dyja drejtimet, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e personit përgjegjës.
Një dëshmitare, e cila menaxhon një lokal lojërash fati pranë zonës ku ndodhi sulmi, tha se kishte parë një konflikt që shpërtheu në rrugë.
Ajo tregoi se, e alarmuar nga situata, vendosi të mbyllte përkohësisht tre klientë brenda ambienteve të lokalit, deri në qetësimin e situatës.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të sulmit.
