Kjo është fotoja më e re e terroristit Salah Abdeslam. Kjo fotografi është publikuar nga e përditshmja belge “Het Nieuwsblad”.
Salah shfaqet me mjekër, flokë të pakrehur dhe duket mjaft i lodhur. Sipas medias lokale, Abdeslam ka një sjellje mjaft të mirë dhe nuk ka krijuar asnjë problem në burg.
Nga foto duket qartë se ai është “dorëzuar” dhe ndryshe nga fotografitë e tjera, ku dukej një djalë i krehur dhe i rregullt, tashmë Abdeslam terroristi i sulmeve të Parisit, shfaqet i pashpresë.
Pritet që Salah shumë shpejt të ekstradohet drejt Francës.
12 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)