Një 49-vjeçar ka rënë mbrëmë viktimë e një grabitjeje me armë brenda shtëpisë së tij në Thrakomakedone.

Sulmuesi i armatosur është larguar me sendet e vjedhura një sasi të madhe parash dhe ar me vlerë .

Grabitësi ka hyrë në shtëpinë e një familjeje në rrugën Thrakis, në Thrakomedones dhe pasi ka kërcënuar me armë 49-vjeçarin, i ka kërkuar t’i tregojë se ku i ka fshehur paratë.

Pronari i shtëpisë i frikësuar e ka çuar në vendin ku kishte 2000 euro dhe bizhuteri të shtrenjta të cilat grabitësi i kapi dhe i zhduku.