“Janë 102, mes të cilëve 8 imamë, subjektet e evidentuara për t’u radikalizuar apo mbështetur ideologjikisht xhihadin, të përjashtuar” nga Italia nga fillimi i janarit 2015 deri më sot.
Kështu është shprehur ministri i Brendshëm i Italisë, Anxhelino Alfano gjatë një diskutimi në Senatin italian. “Duhen ndarë ata persona që luten nga ata që qëllojnë dhe vrasin, – shtoi Alfano. – Nuk mund të përjashtohet rreziku zero, sepse gjithçka mund të ndodhë”.
Gjatë ndërhyrjes së tij, Alfano ka bërë të ditur se të mërkurën, dy marokianë janë riatdhesuar për motive sigurie. Bëhet fjalë për një të ri 25 vjeç dhe një burrë 67 vjeç, me këtë të fundit që kishte hyrë në një kishë në Cles, në Trento, duke ulëritur fjalë kundër besimit katolik.
Ndërsa ministri i Brendshëm fliste për terrorizimin dhe njoftonte të dhënat për riatdhesimet dhe dëbimet nga Italia, në sallën e Senatit italian numëroheshin vetëm 21 senatorë.
28 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)