Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se ka vendosur të tërhiqet nga plani i tij për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza. Trump ka deklaruar se askush nuk po dëbon asnjë palestinez nga Gaza, ndërsa ai iu përgjigj pyetjes së një gazetari gjatë një takimi me kryeministrin irlandez në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka rifilluar aleancën e tij të ngushtë me Izraelin dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu që nga marrja e detyrës në janar dhe ai ka thënë më parë se të gjithë palestinezët duhet të largohen nga Gaza, të paktën përkohësisht, pas një marrëveshjeje paqeje.
“Askush nuk po dëbon asnjë palestinez. Ne flasim për gjithçka. Izraeli ka qenë nën rrethim, siç mund ta shihni. 7 tetori ishte një gjë e tmerrshme. Njerëzve nuk u pëlqen ta përmendin atë, por ishte një ditë e tmerrshme, e tmerrshme për fatet e botës.”- tha Trump.
REPORTER: What about the president's plan to expel Palestinians out of Gaza?
— Aaron Rupar (@atrupar) March 12, 2025
TRUMP: Nobody is expelling any Palestinians. Who are you with?
REPORTER: I'm with Voice of America, sir.
TRUMP: Oh, no wonder. pic.twitter.com/SfosOKDnv6
Kur Trump prezantoi idenë në fillim të shkurtit gjatë vizitës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se popullsia e Rripit prej rreth 2 milionë banorësh do të zhvendosej “përgjithmonë”. Kur u kërkua nëse kjo do të bëhej me forcë, Trump këmbënguli se asnjë qytetar i Gazës nuk dëshiron të mbetet në Rripin e shkatërruar nga lufta.
Trump shkoi dhe më tej, madje duke publikuar një video të çuditshme të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, e cila besohet se përfaqëson planin e tij të diskutueshëm “Gaza Riviera”. Videoja përfshin personazhe që ngjasojnë me këshilltarin e tij miliarder, Elon Musk, dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.