Vijon të thellohet skandali mbi pedofilin Jeffrey Epstein, teksa Departamenti i Drejtësisë publikon dokumente të reja nga dosja hetimore, e mbajtur sekret deri më tani.
Në një publikim të ri, është zbuluar se biznesmeni porositi mbi 1200 litra acid sulfurik me adresë ishullin e tij privat, në ditën që FBI nisi hetimin mbi akuzat e ngritura ndaj tij për pedofili, krime seksuale dhe trafikim qeniesh njerëzore.
Teksa në dokumente nuk jepen detaje se për çfarë u përdor lënda kimike, shumë persona kanë ngritur dyshime se Epstein e përdori për të shkatërruar mbetje njerëzore. Sipas teorive, Epstein i varrosi një pjesë të viktimave të sulmeve seksuale në ishullin e tij dhe në mënyrë që të fshihte provat, ka përdorur acidin sulfurik për të dekompozuar mbetjet e tyre.



