Elon Musk, biznesmeni dhe themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX-it, ka bërë thirrje për “shpërbërjen e Parlamentit” dhe “ndryshim qeverie” në Mbretërinë e Bashkuar.
Deklarata e tij u dha gjatë një lidhjeje me video në një aktivitet të së djathtës ekstreme në Londër.
“Nuk mund të presim. Zgjedhjet e ardhshme janë shumë larg – duhet vepruar tani,” tha Musk, duke iu referuar qeverisë laburiste të kryeministrit Keir Starmer, me të cilin ka pasur përplasje edhe më parë.
Ai akuzoi gjithashtu të majtën për nxitje të dhunës, duke e quajtur “partia e dhunës dhe e vrasjes”, dhe solli si shembull vrasjen e aktivistit amerikan të djathtë, Charlie Kirk.